Incidenti në mesnatë/ Erion Isai: Nervoziteti tregon panik

Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Kalonjës, Erion Isai ka reaguar pasi u godit nga simpatizanti i koalicionit opozitar. Në një deklaratë për mediat, Isai tha se ky nervozitet tregon panik. Ai shpreh se i bllokuan rrugën teksa ka qenë duke lëvizur me makinë dhe arriti të identifikojë vetëm anëtarin e KZAZ të “BF”-së.

“Veprime që nuk i kanë hije gjithë Shqipërisë jo vetëm Kolonjës. Më vjen keq për të gjithë incidentin e  ndodhur dhe gjëja më e keqe është se kur të dalë në google Kolonja do të përmendet kjo. Nuk dua të viktimizohem por gara ka qenë shumë qytetare. Nervoziteti tregon panik. Ishte një ngjarje që ndodhur mes të rrugës së bllokuar me makina, personi që arrita të identifikoj është anëtar i KZAZ të “BF”-së. Unë po konsumoja një kafe e kam këtë të drejtë, isha me një mikun tim aktor në makinë”- tha Isai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *