Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko ka votuar pak më parë. Menjëherë pas procesit, ai u ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë, duke e konsideruar ditën e sotme shumë të rëndësishme.
“Sot është një ditë e rëndësishme për qytetarët. U bëj thirrje të votojnë. Është një ditë e rëndësishme për të drejtën e votën. E dyta, është një ditë e rëndësishme për të gjitha bizneset e Tiranës, të cilët janë kapur nga taksat.
Projekti jonë për qytetarët e Tiranës është që të mbrojnë pronën, të mbrojmë qytetarët dhe të çlirojmë biznesin nga taksat”, tha Bejko.
Më tej, deklaroi se ai është i vetmi kandidat demokrat që ka Partia Demokratike, pasi të tjerët kanë ndjekur pas të shkuarën.
“I vetmi demokrat i djathtë është Roland Bejko, të tjerët kanë ndjekur të shkuarën. Të votosh Erionin dhe Belindin është sikur të votosh për Ramën dhe Berishën”, shtoi Bejko.