Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar në qendrën e votimit te Parku Olimpik, në Tiranë. Ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.
Në një prononcim për mediat Veliaj ka falënderuar të gjithë kandidatët për fushatën e qetë.
“Jam në dijeni të faktit se kemi pasur disa avari, nuk do thoja dramatike, po për KQZ ka qenë e pamundur të detektojë identifikimin elektronik, më vjen mirë që ka një vendimmarrje. gjithmonë duhet të prevalojë e drejta e qytetarëve për të votuar apo teknologjisë kokëfortë. Ftesa për të gjithë që janë dekurajuar të rikthehen në qendrat e votimit, e rëndësishme të votojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë. Falenderoj të pesë kandidatët dhe gara tani mbarojmë dhe rikthehemi në Tiranë si qytetarë që duam më të mirën e qytetit dhe familjeve tona” – tha ai.