Ndonëse nuk munguan sharjet dhe fyerjet gjatë fushatës elektorale, këtë të diel, dy kandidatët për kryetarë bashkie në Roskovec duket se kanë thyer akullin.
Majlinda Bufi dhe Erdit Hazizaj janë ulur në një tavolinë së bashku, ku po konsumojnë dhe një kafe.
Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ dhe stafi i fushatës se tij nuk nguruan të çonin në SPAK, Bufin, për disa afera korruptive, të pretenduara prej tyre.