Punonjësi i policisë në Institucionin e Vuajtjes së Dënimit Drenovë është kapur me një karikator pistoletë. Polici Etjen Gjata është ndaluar gjatë kontrollit pasi ka pasur karikatorin e pistoletës të mbushur, gati për tu futur në ambientet e brendshme të burgut.
Ngjarja ka ndodhur gjatë paradites së sotme.
Mësohet se ky punonjës policie ka lidhje me një të dënuar të sigurisë së lartë. Nuk dihet arsyeja përse ka dashur të fusë karikatorin e pistoletës brenda ambienteve të burgut.
Pritet që rrethanat të zbulohen nga hetimi që do të kryhet për rastin.