Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat tha se është vënë në dijeni në lidhje me denoncimet për intimidim të qytetarëve në procesin zgjedhor që po mbahet sot.
Ai urdhëroi që persona të cilët nuk kanë lidhje me procesin e votimit të largohen menjëherë në të kundërt do mbajnë përgjegjësi.
“Në orët e para të mëngjesit kishin probleme, por procesi është duke vazhduar qetë dhe pa probleme. Kemi pasur raportime për ndërprerje të energjisë në Fierzë dhe Shijak, probleme me fletët në Peqin dhe Fier në disa qendra votime. Në Devoll ka pasur probleme me kutitë e votimit, pasi ishte e dëmtuar. Mbi numrin e zgjedhësve llogaritet të jetë tek vlerat e 21%, për incidentet e mundeshe na janë raportuar dy. Një në Fushë-Krujë e Dibër, kemi raste denoncime.
14 janë denoncuar në aplikacion, lidhen me parregullsi të veprimeve të anëtarëve, funksionime të PEI, dhe aksesimit nga persona të kufizuar, kemi marrë shqetësime në lidhje me bojën dhe prezencën e personave të pautorizuar në qendrat e votimit. Në Elbasan është raportuar se fleta e votimit dhe lista kanë qenë të ndryshme, nga mediat na janë raportuar se fletët e votimit janë të shënuara. Autoritet nga policia duhet të adresojnë këtë shqetësim dhe të merren masa, qytetarët që nuk kanë lidhje me procesin e votimit të qëndrojnë në ambientet e votimit. Duhet ta boshatisin menjëherë, kush refuzon do marrë përgjegjësi”, tha ai.