Zgjedhjet lokale/ Shpëtim Idrizi: Kjo ditë është shumë e rëndësishme për demokracinë shqiptare

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka votuar sot në qendrën nr 54 në Tiranë i shoqëruar nga bashkëshortja dhe dy djemtë e tij. Pas votimit Idrizi u shpreh për mediat se kjo ditë është shumë e rëndësishme për demokracinë shqiptare.

“Sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë shqiptare, sepse sot qytetarët kanë të gjithë të drejtën të zgjedhin atë që do i administrojë në 4 vitet e ardhshme.

I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të votojnë dhe që ta ushtrojnë pushtetin e tyre që e kanë sot, që të votojnë me mendje, sepse nuk janë duke votuar as kryetarin e partisë as kapon e tribusë, por qytetarin e parë, prandaj këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme”- tha ai.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *