Elbasan/ Komisioneri: Votova për Boçin, paisja elektronike konfirmoi emrin e kundështarit politik

Një komisioner në një qendër votimi në Elbasan pretendon se ka votuar për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi, por në momentin që ka tentuar të vërtetojë votën, pajisja elektronike ka konfirmuar emrin e kundërshtarit politik.

Ndaj ka vendosur të informojë KQZ -në për të kontrolluar dhe për të parë nëse pajisja dhe votimi është shtrembëruar. Komisnioneri që e ka ngritur këtë pretendim nuk është pjesë e zgjedhjeve tani. Nëse rezulton e vërtetë, do vejë në pikëpyetje votimet në Elbasan. Identifikimi i votueseve në disa bashki janë duke u bërë elektronikisht.

“Komisioneri pretendon se kur ka votuar ka dalë emri i kundërshtarit. Në momentin që doli pretendimi ne pezulluam procesin. Kanë ardhur të gjithë. Nuk kemi marrë përgjigje nga KQZ. Ende jo. Nuk kemi pasur pretendime të tjera. Nga 982, kanë votuar 241 qytetarë”, u shpreh një nga komisioneret.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *