Ministrja Bora Muzhaqi ka reaguar sërish lidhur me pjesëmarrjen e ulët në votime duke fajësuar KQZ-ja vonoi nisjen e procesit për shkak të problemeve të pajisjeve të identifikimit biometrik. Po ashtu ajo ripërsëriti apelin për qytetarët që u larguan në mënyrë që të kthehen e të votojnë.
“Nuk dëgjuam ndjesën e Celibashit drejtuar mijëra zgjedhësve të cilët në më shumë se 500 qendra votimi u penguan të votojnë. Pajisjet elektronike nuk funksionuan, arsyet ishin më absurdet, deri te bateria. Nuk ka si të mos na vijë keq për mos dhënien e shërbimit të identifikimit elektornik duke penguar mijëra zgjedhës për disa orë derisa KQZ të merrte vendimin elementar të nisjes së procesit duke i detyruar qytetarët që të largoheshin.
Jam për apelin e PS, ju lutem rikthehuni dhe kryeni detyrën tuaj duke votuar. Ju lutem bëjeni këtë në orët në vijim. Vota vlen shumë, vendos shumë, përcakton të ardhmen tonë të përashkët, prandaj thirrja e PS është votoni, votoni, votoni”, tha Muzhaqi.
“KQZ të kërkojë ndjesë” PS-qytetarëve: Rikthehuni në qendrat e votimit