Vlorë/ Qytetarët publikojnë fletën e votimit ku votojnë PS

PD ka denoncuar lidhur me fotografimin e procesit të votimit në Vlorë. Në foto duket një qytetar i cili ka votuar Partinë Socialiste dhe e ka fotografuar.

“Në Vlorë shfaqen rastet e fotografimit të votës dhe publikimi në rrjetet sociale. Në foton e publikuar në fb, qytetari ka treguar publikisht votën për PS. Kjo është një shkelje e rëndë që tregon qartë presionin që kanë qytetarët për të votuar dhe për ta deklaruar votën e tyre. PD denoncon me forcë këtë fenomen dhe apelon institucionet të marrin masa për këtë. Fotografimi i votës është një veprim në kundërshtim me ligjin zgjedhor”– thuhet në denoncimin e PD.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *