Denoncimet nga Kamza: Një person voton për 3, administrata orienton qytetarët

Në qendrën e votimit në shkollën “Ahmet Zogu” në Bathore, një person ka votuar për 3 veta. Gjithashtu raportohet se administrata e bashkisë Kamëz ka shoqëruar votuesit që të votojnë.

“Pak para minutash erdhi dikush që votoi me dhunë edhe për prindërit. Votoi dhe iku, komisioni nuk flet, është bërë problem i madh. Sepse vetëm një person do votojë për veten” – tha një nga komisionerët e “BF”.

Ndërkohë një tjetër përfaqësues i koalicionit ka deklaruar se administrata nuk lejon qytetarët të votojnë.

“Komisioni nuk reagojnë në raste kur ka shkelje, nuk zbatojnë ligjin kur dikush voton me forcë. Administrata e përqendruar në të gjitha qendrat e votimit. Në asnjë rast nuk është ndërhyrë. Administrata orienton qytetarët si votojnë. Nëse nuk përshtatet me dëshirën e tyre të votimit nuk i lënë të votojnë. sapo shohin mediat largohen dhe fshihen pas mjeteve që të mos kapen nga kamerat. Sapo ju të largoheni do rikthehen të mbarojnë misionin e tyre” – tha ai.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *