Pas disa momenteve jo të këndshme në studion e “Për’puthen” ku nuk munguan edhe lotët, trekëndëshi i Bermudës duket se tani ka filluar të ndahet. Bëhet fjalë për treshen Lediana-Mevlan-Antonela.
Mevlani e ka ndarë mendjen dhe anon më tepër nga Lediana, që e shtyu edhe Antonelën që të bënte deklaratën e fortë që do të tërhiqej që ai të ishte i lumtur. Përtej këtyre momenteve, u transmetuan pjesë nga takimi i dyshes ku u panë se ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Lediana e ka shprehur hapur pëlqimin ndaj Mevlanit dhe tha se ka filluar të ndjejë për shumë, e ndërsa edhe Mevlani la të nënkuptuar se për të ka më tepër ndjenja.
Ledjana: Kjo është fotografia ime vetëm se vetëm unë jam në zemrën tënde. Mendoj që dashuron me zemër. E di që ajo cfarë ndjen ti, jam unë.
Mevlan: Shpesh herë më vjen ndërmend dita e parë kur ke ardhur në emision.
Ledjana: Që nuk doje të ikje me çunat dhe doje të rrije aty.