Mati është një nga qytetet me pjesëmarrjen më të lartë në votime deri në tani. Në shifrat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më tani kanë votuar 38.54% e qytetarëve
Pak ditë më parë nga Mati kryeministri Edi Rama bëri thirrje për mospjesëmarrje në votime. Ai i kërkoi grave që nëse kanë ndonjë burrë që që nuk mbush dhe voton për opozitën, më mirë ta mbyllë në shtëpi.
“Edhe gratë që i kanë burrat djathtas, nxitini që ti marrim me vete përpara me 14 maj. Sepse ka shumë rëndësi. Un e them gjithmonë, bashkia është grua, qeveria është burrë. Bashkia është njësoj si gruaja në shpi. Imagjino ju gra sikur të ikni një muaj ju dhe t’ia leni burrit gjitha punët se ca gjeni kur ktheheni. Ikni nga mati gjitha gratë, shihni ca bëhet këtu.
Do e gjeni Matin më mjekër më të gjatë se unë. Do i gjeni burrat rrugëve që s’do dinë më ku e kanë shpinë. Kështu është edhe bashkia, bashkia është nikoqirja e të gjithë komunitet. Amant të gjitha gratë e këtyre demokratëve edhe kur kanë ndonjë burrë që s’mbush s’mbush s’mbush, bindni gruan ta mbylli në shtëpi me 14 maj. Ta mbylli në shtëpi se se është edhe një turp i madh shumë, i djathtë që nuk mbush edhe niset e shkon atje të fleta e votimit, bashkë fitojmë, like florit. Se s’kanë as emrin e atij tjetrit, atij i është zhduk emri këta duan me e mbajt akoma”, tha Rama.
Mati u kthye në qendër të kritikave dy ditë më parë, pasi kryebashkiaku i tij socialist Agron Malaj bëri një deklaratë të papritur duke lartësuar figurën e kryeministrit Edi Rama mbi popullin.
“Është Edi Rama, janë 10 mijë vende bosh, pastaj vjen populli…”, tha ai duke marrë edhe duartrokitjet e zv/kryeministres Balluku.