Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Vranisht të Vlorës. Automjeti është përmbysur në mes të rrugës, duke shkaktuar trafik dhe ndihmën e policisë për të rregulluar qarkullimin.
Në makinë ka qenë vetëm shoferi i cili është marrë nga ambulanca.
Nuk dihet ende shkaku i aksidentit, ndërsa nga pamjet shihet që kushtet atmosferike nuk kanë qenë të mira.