Teksa na ndajnë pak orë nga mbyllja e procesit të votimit për zgjedhjet vendore, një qytetar nga Kamza ka denoncuar se emri i tij nuk ka rezultuar në asnjë qendër për të votuar. Teksa ka treguar situatën për mediat, ai ka ironizuar duke thënë se do të shkoj të votoj kur të ketë zgjedhje në Serbi, pasi në vendin e tij konsiderohet ‘i vdekur’.
“Nuk dal fare. Sikur të kem vdekur, shkoj tek një godinë, shkoj tek tjetra nuk jam. Anëtarët e familjes time janë, unë jo. Unë banues në Kamëz jam, pasaportizim kam. Kam votuar edhe herë tjetër, por kësaj here nuk ekzistoj fare. Më thanë dil jashtë. Tani po mendoj të votoj në Serbi se këtu nuk lejohet. Në Bashkinë Kamëz nuk votoj dot”, tha qytetari.