Celibashi dështon me identifikimin elektronik, ja bashkitë ku po votohet masivisht

Shqipëria voton sot për zgjedhjet lokale. Në orën 07:00 deri më 19:00, shqiptarët do i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashiakët e rinj.

144 kandidatë garojnë sot për kryetarë bashkie. Në 44 bashki do të garojnë nga dy kandidatë, në 14 bashki do të jenë nga 3 kandidatë, ndërsa në Sarandë do të jenë 4 kandidatë.

Gjithashtu sot votohet edhe për 61 Këshillat bashkiakë, ku konkurrojnë 40 parti dhe koalicione. Ndërsa për 1603 pozicionet e anëtarit të parlamenteve vendore, janë regjistruar rreth 23 mijë e 700 kandidatë, përfshirë 10 të pavarur.

5.231 qendra votimi janë hapur në të gjithë vendin.

Sipas listës së fundit të shpërndarë nga Ministria e Brendshme, të drejtën e votës në zgjedhjet e 14 majit e kanë 3 milionë e 650,550 shtetas shqiptarë. Nga këta 122,545 janë qytetarë që e kanë mundësinë për të votuar për herë të parë.

Qytetarët mund të votojnë me pasaporta biometrike ose karta identiteti, ndërkohë që vlefshmëria e kartave të identitetit, të cilat skadojnë deri më 14 maj është zgjatur deri në 31 maj. Zgjatja e vlefshmërisë vlen vetëm për dokumentin e identifikimit ID dhe jo për pasaportat biometrike.

16:41- Sa është pjesëmarrja në votime deri tani, në rang kombëtar

Më pak se 3 orë dhe mbyllet procesi i votimit në Shqipëri, ku qytetarët kanë votuar për të zgjedhur kreun bashkiak dhe anëtarët e këshillave bashkiake.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 16:00 kanë votuar 619193 nga 1923650 zgjedhës ose 32.19%.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *