Edhe 30 minuta na ndajnë nga mbyllja e procesit të votimit. Raportohet se në Mallakastër ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në qytet dhe në disa zona të njësive administrative.
Shkak mendohet të jetë moti i keq me reshjet e shiut. Energjia është ndërprerë për disa minuta duke pezulluar procesin e votimit.
Qytetarët kanë qëndruar pranë qendrave të votimit deri në momentin e rikthimit të energjisë elektrike.