Pas Vlorës, ambasadorja amerikane Yuri Kim është ndalur për një vëzhgim edhe në Elbasan. Diplomatja amerikane është ndalur në një nga qendrat e votimit për të monitoruar nga afër procesin zgjedhor. Kim ka thënë se ishte e pranishme edhe në disa qendra votimi në qytete të tjera të vendit.
Duke folur për mediat në Vlorë, ambasadorja theksoi se: “Nuk duhet ushtruar asnjë presion ndaj votuesve dhe është e rëndësishme që çdo votues të ushtrojë të drejtën e tij. Asnjë nuk duhet dhe ta blejë votën dhe është përgjegjësia e autoriteteve që të zbatojnë ligjet në mënyrë të barabartë”.