Në QV 3310 në Çelepia një vëzhguese e koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka filmuar kunatin e kryetares së Partisë Socialiste Berat me një punonjës të Policisë Bashkiake, duke diskutuar brenda qendrës së votimit sesi të sjellin disa qytetarë për të votuar. Biseda e tyre është filmuar nga një vëzhguese e koalicionit, që kur i pyet a është e ligjshme apo jo fillon debati mes tyre.
Vëzhguesja: Është e ligjshme kjo që po bëni
-Ne kemi muhabet privat, nuk e kemi për zgjedhjet, ti kush je që flet
Vëzhguesja: Unë jam vëzhguese, mu përgjigjeni
-Ti mbaj shënim
Vëzhguesja: Ti do shkosh të marrësh zgjedhësit?
-Ti nuk ke dëgjuar asgjë, mbaj shënim atë bëj
Vëzhguesja: Është e ligjshme të intimidoni njerëzit
-Ti mbaj shënim, atë punë ke. Rri rehat.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Zija Ismaili ka deklaruar se do bëjnë edhe kallëzim penal në polici për rastin flagrant.