Del rezultati në 4 qendra votimi në Vorë, ja kush kryeson

Dalin rezultatet e para! Në Vorë janë numëruar kutitë e para dhe rezultatet e dala favorizojnë Blerim Sherën, kandidatin e Partisë Socialiste. Blerim Shera rezulton se ka 515 vota në qendrat e votimit 1557/1 dhe 1557 në KZAZ-në numër 26.

Në qendrën e votimit 1556/1, ka 200 vota Blerim Shera dhe 19 vota, përfaqësuesi i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Indrit Hoxha. Në qendrën e votimit 1556, Shera ka 202 vota, ndërsa 32 Indrit Hoxha. Në qendrën e votimit 1550, Blerim Shera ka 346 vota, ndërsa 25 Indrit Hoxha. Vetëm 5 vota kanë dalë të pavleëfshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *