Turqi/ Humbin jetën 3 persona gjatë procesit zgjedhor

Zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare në Turqi janë shënuar edhe me ngjarje të rënda, teksa raportohet se ditën e sotme tre persona kanë humbur jetën gjatë procesit të votimit.

Teksa më herët u raportua për dy persona që humbën jetën si pasojë e një ataku kardiak,  është shënuar një tjetër viktimë. Në provincën e Kerasounda-s, po në Pontus, një votuesi 85-vjeçar ka humbur jetën gjithashtu si pasojë e një ataku kardiak.

Më herët, në Rize, zona e presidentit Rexhep Tajip Erdogan, Seref Kurt, një komisioner zgjedhor 64-vjeçar nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet, humbi jetën në një qendër votimit.

Gjithashtu në provincën e Trabzonit, afër Rizes, 75-vjeçari Aysel Ulousoy humbi jetën si pasojë e atakut kardiak.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *