Ka kaluar më shumë se një orë nga mbyllja e votimit në të gjithë vendin. Kamza ka votuar në mënyrë elektronike dhe tashmë kanë dalë edhe rezultatet e para.
Sipas asaj që raportohet në media, duke iu referuar disa burimeve, theksoi se deri më tani ai që kryeson është kandidati i PS, Rakip Suli.
Në kutinë e parë Rakip Suli nga PS ka marrë 143 vota, Arjan Hoxha i ‘Bashkë Fitojmë’ 85 vota dhe Bilbil Bajraktari i PD 6 vota. Në kutinë tjetër Suli ka marrë 130 vota, Hoxha 50 ndërsa Bajraktari vetëm 8 vota.
Në Kamzë ka filluar festa për këtë rezultat, teksa simpatizantët e Partisë Socialiste kanë festuar me flamuj kombëtarë, kanë brohoritur dhe ndezur fishekzjarre para godinës së shtabit elektoral të Partisë Socialiste.
Suli, i cili ndodhet në godinë, i përshëndeti simpatizantët nga dritarja.