Për herë të parë në vend është aplikuar votimi elektronik.
Ka përfunduar numërimi elektronik në Elbasan, ku fitues është shpallur kandidati i PS, Gledian Llatja kundrejt Luçiano Boçit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Ai ka fituar me 55.03% me 22823 vota dhe 44.97% me 2026 vota për Boçin.
Gjithashtu, ka përfunduar votimi edhe në dy bashki të tjera të vendit, Vorë dhe Kamëz.
Në Vorë kryeson Arian Hoxha nga Partia Socialiste me 74, 28 %, ndërsa Rakip Suli duket se po siguron mandatin e dytë nën logon e PS për Bashkinë Kamzë, me 60.65 % të votave.