Del rezultati edhe për dy bashkitë, Vora e Kamza fitohen sërish nga PS

Partia Socialiste ka fituar thellë në Kamëz, me 60.65 përqind të votave, ndërkohë që kandidati i Berishës ka marrë vetëm 35.11 % të votave.

Rakip Suli kryeson në Kamëz me 60% të votave në qendrat e votimit ku është shpallur rezultati.

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” Arjan Hoxha ka marrë 35.11% , ndërsa Bilbil Bajraktari i PD-së 4.2%. Rezultati është shpallur nga numërimi i 111 Qendra Votimi nga 133 qendra në total në Kamëz

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, pjesëmarrja në të gjithë bashkinë e Kamzës ishte 41.88%.

Edhe në Vorë socialistët kanë marrë një rezultat spektakolar. Blerim Shera ka marrë 74.3 përqind të votave ndërsa Indrit Hoxha vetëm 25.72 përqind.

lexo edhe:

Vorë/ Blerim Shera i bindur për fitoren: Do kemi një nga rezultatet më të thella


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *