Sonte do të luhet një ndër ndeshjet më të vështira për Kroacinë, ku do ti duhet të mund me çdo kusht Skocinë. Pa diskutim ekipi i Dalic është një nga surprizat e hidhura në këtë “Euro2020”, për shkak se ka lojtarë që luajnë në nivele shumë të larta. Gjithashtu rikujtojmë që Krocia arriti në finalen e Botërorit 2018 ku u mund nga Franca me rezultatin 4-2. Sfida mes Kroacisë dhe Skocisë pritet të garantojë super spektakël pasi të dyja do të luftojnë për të kaluar në raundin tjetër. Barazimi i “djeg” të dyja ekipet. Në pesë përballjet me Skocinë nuk kanë mundur të fitojnë asnjë herë. Kroatët janë të vetëdijshëm se kjo është një sfidë jo e lehtë, por një sfidë që duhet fituar në çdo formë.
“E dimë që janë një skuadër e fortë, janë një ekip solid në mbrojtje por edhe kundër Anglisë kishin disa raste të mira”, u shpreh Dalic.
Në të njëjtën linjë me trajnerin është edhe Ivan Perisic.
“Nuk është parë akoma Kroacia e vërtetë, kemi ende shumë për të përmirësuar. Nuk do të jetë e lehtë kundër Skocisë, por në të shkuarën Kroacia e vërtetë është parë gjithnjë në momente deçisive. Duhet të luajmë pa frikë dhe jam i bindur se këtë herë nuk do të zhgënjejmë. Edhe Skocisë i duhen pikët dhe nuk mund të rri vetëm të mbrohet, kjo do të na ndihmojë”, theksoi Perisic.
Pas barazimit kundër Anglisë atmosfera në radhët e skocezëve është shumë pozitive, të vetëdijshëm se tani gjithçka është e mundur.
“Është një ndeshje e vështirë për tu lexuar, si ne ashtu edhe Kroacia futet në fushë për të fituar, me shumë mundësi do të jetë një ndeshje e hapur. Shpresoj të shfrytëzojmë entuziazmin pas barazimit kundër Anglisë”, theksoi në konferencë për shtyp Steve Clarke, trajneri i Skocisë.
/Priza.al/