PS fiton edhe Këshillin Bashkiak në Elbasan/ ‘Rrëmben’ 28 këshilltarë nga 51

Partia Socialiste ka fituar bindshëm edhe Këshillin Bashkiak në Elbasan.

KQZ ka publikuar rezultatit dhe deri tani është pasqyruar rezultati i 150 qendrave të votimit nga 224. PS ka marrë 28 mandate ose 48.81%.

“Bashke Fitojmë”, koalicioni i Berisha-Meta ka marrë vetëm 13 mandate me 24% të votave. Partia Demokratike: 7 mandate ose 13% të votave. Tre partitë e tjera që marrin nga një mandat në Këshillin Bashkiak janë PSD, PDIU dhe Partia e Gjelbër.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *