VIDEO/ Skandal në Himarë, pronari i hotelit tmerron turistët, del para makinës me gruan, fëmijët lemerisen

Mbas një viti të mundimshëm, sezoni turistik ka hapur dyert, por duket se pushuesit shqiptarë nuk po gjejnë qetësinë e kërkuar. Një incident ka ndodhur në Jug të vendit ku protagonistë janë 2 pronaret e hotelit dhe një familje e cila kishte shkuar për të pushuar.

Mësohet se çifti kishte prenotuar për tre ditë hotelin, të premte, të shtunë dhe të diel, por pak ditë më parë, kanë kërkuar nëse ishte e mundur të shkonin që të enjten dhe nga ana e hotelit i është dhënë përgjigje pozitive.

Por të pakënaqur nga kushtet, pushuesit dëshirojnë të largohen të shtunën, duke kryer pagesën për ditët e qëndrimit.

Por pronarja nuk i lejon duke i kujtuar se kishin prenotuar deri të dielën dhe i kërkon pagesën. Këtu ka nisur konflikti cili ka përfunduar deri në rrugën kryesore në Himarë.

Në pamjet e publikuara, shihet se si pronarët e hotelit (një burrë dhe një grua) tentojnë të ndalojë makinën e çiftit, duke i dalë para.

Në një moment një grua ulet para makinës së tyre duke ua bërë të pamundur kalimin, ndërkohë që një burrë tenton të ndalojë makinën duke mbajtur me dorë pjesën e kofanos. Pushuesit regjistrojnë ngjarjen nga brenda makinës, ku dhe dëgjohet fëmija tyre i trembur, që nuk pushon së qari.

Në video shihet se gruaja shumë e irrituar, pasi sheh se po filmohet akuzon pushuesit se i kanë bërë dëm dhe i kanë djegur çarçafët duke i kërkuar paratë.

Kjo ngjarje e pahijshme është krahasuar me atë të Mihal Kokëdhima, pronar i restorantit ‘Panorama’ në Porto Palermo, hipën sipër një furgoni me turistë spanjollë dhe i dhunon.

Si përfundim çifti ka bërë denoncimin  në policinë e Sarandës.

/Priza.al/

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *