Nisin incidentet pas zgjedhjeve. Një kuti votimi është dëmtuar në Mamurras. Siç shihet edhe në foto, kutisë në fjalë i është çarë pjesa e poshtme dhe fletët e votimit janë lehtësisht të aksesueshme.
Kutia i është dorëzuar kryetarit të KZAZ-së dhe është regjistruar si e pavlefshme. Votat brenda saj nuk do të numërohen.
Në KZAZ nr.15 janë dorëzuar 216 kuti për 74 qendrat e votimit të bashkisë Kurbin.