ONM ankimoi vendimin për Elisabeta Imerajn, reagon Soreca: Të rishqyrtohet me pavarësi çështja

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar pas rekomandimit të ONM drejtuar Komisionerit Publik për të ankimuar vendimin e KPK për kryeprokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Soreca thekson se mbështet plotësisht rekomandimet e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për apelim të vendimit të KPK mbi Imerajn, duke kërkuar që çështja të shqyrtohet me integritet dhe pavarësi.

“Sot, më 21 qershor 2021, vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, u kanë rekomanduar Komisionerëve Publikë që të apelojnë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për kryeprokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj. Vëzhguesit Ndërkombëtarë vlerësojnë se kritikat e gjetura në këtë rast imponojnë rishikimin e vendimit të KPK nga Dhoma e Posaçme e Apelimit, për të siguruar integritetin, pavarësinë dhe tërësinë e procesit të verifikimit. Bordi i ONM dhe organet e tij përbërëse, qeveria e SHBA dhe Komisioni Evropian mbështesin plotësisht rekomandimet e Vëzhguesve Ndërkombëtarë.

Në përputhje me rolin e tij sipas Kushtetutës, ONM ka bërë 18 rekomandime për apelim. ONM mbetet e përkushtuar në rolin e tij kushtetues për të mbrojtur dhe mbështetur integrimin e procesit të Vettingut përmes mjeteve ligjore në dispozicion dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me organet e Vettingut”, thekson ambasadori i BE.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *