Kryebashkiaku Gledian Llatja pas shpalljes së rezultatit dhe fitores në Elbasan ka falenderuar qytetarët për mbështetjen. Gjatë një deklarate për mediat, Llatja u shpreh se ata do të vazhdojnë që të ecin përpara. E pranishme ka qenë edhe Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka deklaruar se kjo fitore i takon qytetarëve.
Kushi: Elbasani i mençur i urtë dhe punëtor bëri zgjedhjen e duhur. Elbasani vendosi të ecë përpara me Gledin me PS-në dhe me Edi Ramën. Qytetarët na janë bashkuar çdo takim. Ndaj kjo fitore i takon qytetarëve, ndaj dhe duhet të bëjmë sa më shumë. Një arsye se përse ne gjithmonë fitojmë është sepse ne jemi të bashkuar.
Llatja: Elbasani foli, foli qytetaria e tij, ashtu siç do flasin në të gjithë vendin. Elbasani e vendosi të ardhmen e tij duke vazhduar përpara. Elbasani nuk ndalet. Ne ecim vetëm përpara. Ashtu siç kemi punuar këto katër vite do të vazhdojmë të punojmë më shumë. Do të vazhdojmë dhe 4 vitë bashkë.