Në bashkinë e Tiranës janë numëruar 8 kuti nga 941 qendra votimi që ka në total kryeqyteti.
Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS, Erion Veliaj ka marrë deri më tani 1305 vota, ose 60.73%.
Sakaq, kandidati i koalicionit “BF”, Belind Këlliçi ndjek në vendin e dytë me 594 vota ose 27.64 %.
Dy rivalët kryesorë në garë ndiqen nga kandidatët e partive të tjera, më konkretisht Roland Bejko i PD-së, i cili ka marrë 111 vota dhe Arlind Qori i Lëvizjes “Bashkë”, i cili ka marrë 82 vota.
Nga ana tjetër Lajla Përnaska e PDIU ka siguruar 13 vota, ndërsa Marko Dajti i Frontit të Majtë ka 44 vota.