Tensione janë raportuar mbrëmjen e sotme në njësinë numër 2 në Tiranë. Mësohet se situata momentalisht është e tensionuar ku dhe nuk kanë munguar ngritjet e zërit. Por deri më tani nuk raportohet për shenja dhune.
Ndërkohë në Bashkinë e Tiranës janë numëruar 10 kuti nga 941 qendra votimi që ka në total kryeqyteti.
Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS, Erion Veliaj ka marrë deri më tani 1760 vota, ose 59.40%.
Sakaq, kandidati i koalicionit “BF”, Belind Këlliçi ndjek në vendin e dytë me 874 vota ose 29.50 %