“O zot, çfarë ndodhi?”, këto ishin fjalët e fundit që tha Lady Diana pas aksidentit fatal në tunelin Alma, në Paris, në të cilin ajo humbi jetën më 31 gusht 1997.
Xavier Gourmelon, një zjarrëfikës që ishte në vendin e aksidentit ka zbuluar detaje të reja nga ngjarja fatale. Ai teksa mbërriti në tunelin Alma në Paris, kishte vërejtur menjëherë një mjek pranë një personi tjetër: ishte Diana , e cila ishte akoma “duke lëvizur dhe duke folur”.
Ndërkohë, ekipi i Gourmelon u përpoq të ringjallë të dashurin e atëhershëm të Dianës, Dodi Al-Fayed, por “sapo dola jashtë, unë qëndrova me pasagjerin”, zbuloi rreshteri.
“Ajo foli në anglisht dhe tha: O Zot, çfarë ndodhi? U përpoqa ta qetësoja, i mbaja dorën .
Por në atë moment zjarrfikësi nuk kishte ide se kush ishte ajo grua, e transportuar me ambulancë menjëherë pas kësaj. Ishte kapiteni i ekipit të shpëtimit që e zbuloi atë: viktima ishte Lady Diana , ish gruaja e Carlo dhe një nga gratë më me ndikim dhe më të njohur në atë kohë.
Të gjitha përpjekjet për ta ringjallur atë ishin të padobishme. Lady D vdiq dy orë më vonë në spitalin Pitié-Salpêtrière në kryeqytetin francez.