Procesi i numërimit ka nisur më në fund edhe në Bashkinë e Vlorës.
Janë hapur 5 kutitë e para dhe ai që kryeson është kandidati i Partisë Socialiste, Ermal Dredha.
Dredha ka marrë 600 vota, ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Hysni Sharra ka marrë vetëm 102 vota.
Kujtojmë që në total për t’u numëruar në këtë bashki janë 226 qendra votimi.