BERAT/ PS gati fitoren në Poliçan, prin në 3 bashki të tjera, në Kuçovë kryeson kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’

Bashkia Berat ka gjithsej 117 qendra votimi dhe deri më tani janë numëruar 40 të tilla. Kandidati i Partisë Socialiste, kryebashkiaku aktual Ervin Demo udhëheq bindshëm me 63.8% të votave ndërkohë që rivali i Bashkë Fitojmë Zija Ismaili është 36%.

Në Bashkinë Poliçan votimi ka ecur me shpejtësi dhe deri më tani janë numëruar 20 nga 22 qendra votimi. Sipas rezultateve kandidati i PS, Adriatik Zotkaj ka marrë deri më tani 78.4%. të votave duke e ‘hipotekuar’ edhe një mandat tjetër. Sakaq, ndiqet nga kandidati i PD, Florian Qama, është rreth 12% të votave ndërsa i fundit është kandidati i Bashkë Fitojmë, Behar Xhaferraj me 9.6%.

Në Bashkinë Kuçovë Lefter Maliqi i ‘Bashkë Fitojmë’ kryeson deri më tani teksa janë numëruar 19 nga 65 kuti gjithsej. Ai merr mbi 50.8% tw viotave. Kandidati i PS Kreshnik Hajdari ndjek me 44.8% të votave, ndërkohë që kandidati i PD Ilirjan Koxhaj merr vetëm 4.35% .

Në Bashkinë Dimal janë 3 kandidatwt por nuk ka rivalitet për fitoren. Teksa janë numëruar 16 nga 49 kuti Juliana Memaj e PS kryeson me 50.27% të votave teksa dy kandidatët e tjerë ndajnë gjysmën tjetër të votave. Dritan Sula i PD me 31.78% dhe Gentian Meçi i BF me 18%.

Në Bashkinë Skrapar janë numëruar 15 nga 23 qendra votimi dhe PS po shkon drejt fitores me kandidatin e saj Adriatik Mema i cili merr 57.4% të votave përkundrejt 42.58% të votave të rivalit të tij, kandidati të BF Euglen Mustafallari.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *