Partia Socialiste ka fituar bashkinë e radhës nga votat e numëruara deri më tani. Në orët e para të mëngjesit, ka përfunduar numërimi edhe në bashkinë e Dropullit.
Kandidati socialist Dhimitraq Toli ka fituar me një rezultat prej 3709 votash me 81.25% në total.
Ndërkohë nga ana tjetër, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Thanas Meka ka marrë 679 vota përkundrejt 177 votave të kandidatit të Nisma “Thurje”.