Kutitë e fundit kanë mbetur pa u numëruar në Himarë. Aktualisht Jorgo Goro është në avantazh përballë kandidatit të BF, Fredi Beleri me vetëm 179 vota diferencë.
Teksa është pezulluar numërimi, ka pasur edhe tensione jashtë Pallatit të Sportit. Irritimi ka nisur pasi disa numërues u shkëputën nga puna për shkak të lodhjes. Një prej të pranishmëve thotë se është greke dhe mbështet Fredi Belerin që pretendon se do i kthejë pronën e gjyshërve e stërgjyshërve.
“Presim përfundimin e rezultatit. Ne jemi himariaotë dem babadem. Gjyshi stërgjyshi jemi grek. Për fat të keq kur u ndanë shtetet na mori Shqipëria. Jemi me shqiptarët tani, jemi miq, kemi miqësi, kemi krushqi. Edhe këta 2 djemtë që janë për Himarën janë djemtë tanë. Votat e Himarës nuk e di pse nuk janë realiteti që duhet. Qeveritë na kanë në sy të keq, nuk na duan. Na përfaqëson shoku Beleri. Dua të më kthehet prona e gjyshit e stërgjyshit” – tha e moshuara.
“Belerin duam. Atë kemi votuar dhe atë kemi mbështetur” – tha një tjetër./ReportTv