Pusi i Barhutit në lindje të Jemenit, që njihet ndryshe dhe si “Pusi i ferrit”, ka ngjallur frikë të madhe.
Gropa gjigande në shkretëtirën e Al-Mahras, është 30 metra e gjerë dhe ndoshta 250 e thellë. Gojëdhënat vendase thonë se ajo u krijua si burg për demonët, një reputacion ky të cilin e ushqen dhe era e rëndë që ngjitet nga thellësia.
“Nuk kemi mbërritur kurrë deri në fundin e tij sepse ka shumë pak oksigjen dhe aspak ventilim”, shprehet drejtori i Institutit vendas të Gjeolologjisë, Salah Babhair.
“E kemi vizituar zonën dhe kemi hyrë në këtë pus por nuk jemi ulur dot me shumë se 50 apo 60 metra. Kishte gjëra të çuditshme aty brenda. Një erë e fortë që të shponte hundët..një situatë mjaft misterioze”, vazhdon ai.
Shumë prej vendasve jo vetëm nuk e vizitojnë, por përpiqen as të mos flasin për të, të bindur se oguri i keq që sjell ky pus mund të kërcënojë vetë jetën në Tokë.
https://youtu.be/g-WWgggqf98
/Marrë nga: Escape.com/Përshtati: Priza.al/