Tiranë/ Ndërpritet numërimi në KZAZ 35

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një urdhër të fundit ka theksuar se të gjithë numëruesit duhet të vijojnë pa ndërprerje numërimin.

Pavarësisht urdhrit është ndërprerë numërimi I votave prej disa orësh në shkollën “Vasil Shanto” në Tiranë dhe pritet që të nisë në orën 11:00.

Në këtë qendër numërimi do të numërohen votat e Njësisë 5, një zonë e madhe e votuesve dhe tradicionalisht një zonë e bastionit të majtë.

Sakaq, deri më tani janë numëruar 1/3 e kutive në tiranë, kryeson Veliaj me rreth 200 mijë vota në krahasim me Belind Këlliçin. I treti është renditur Arlind Qorri, i ndjeku nga Roland Bejko dhe me pas Marko Dajti dhe Lajla Pernaska.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *