14 maji/ KRIIK liston problematikat

KRIIK ka bërë një raport sa i takon zgjedhjeve të 14 majit dhe ecurisë së pocesit të votimit. Antuela Male nga KRIIK thekson se mazhoranca ka intimiduar administratën për të marrë pjesë në zgjedhje. Sakaq rendit edhe disa nga problematikat, siç janë fshirja e bojës, votimi familjar apo edhe thyerja e heshtjes zgjedhore.

KRIIK: Fushata e varfër në ide, me përjashtime të pakta. Pikat problematike, jashtë vëmendjes fuqizimi i grave. Gratë kanë pasur pak ose aspak vend në fushatë me përjashtim të atyre që kandidonin. Mazhoranca shfrytëzoi çdo gjë që kishte në avantazh duke qenë në pushtet për zgjedhjet. Pati disa shkelje sa i takon heshtjes zgjedhore. Vlerësohet pozitivisht mbulimi nga ana e policisë për një mbarëvajtje të qetë gjatë ditës së zgjedhjeve. U hasën disa problematika si: Fshirja e bojës, votimi familjarisht, mungesa e energjisë elektrike, kjo bën që qytetarët të besojnë më pak.

Klikoni këtu për Deklaratën Paraprake të Gjetjeve dhe Konkluzioneve

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *