Numëruesit në qendrat e votimit në Divjakë kanë ngritur dyshime për fleta votimi të falsifikuara.
Siç duket edhe në foton më sipër, dy fletët e votimit kanë ndryshim nga njëra tjetra pasi njëra është më e hollë dhe me ngjyrë më të zbehtë ndërsa tjetra më e trashë.
Ende nuk dihet saktësisht nëse këto dyshime janë të vërteta ose jo. Mbetet për tu parë nëse kjo situatë do të hetohet me ekspertizën përkatëse.