Një 70-vjeçare shtetase austriake ka humbur jetën ditën e sotme në Përmet pasi ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar nga biçikleta.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Përmet-Çarshovë, në vendin e quajtur “Kthesa e Zhepes”, ku shtetasja austriake me inicialet H. F. si pasojë e dëmtimve të marra ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:30, në aksin rrugor Përmet-Çarshovë, në vendin e quajtur “Kthesa e Zhepes”, shtetasja austriake H. F., rreth 70 vjeçe, duke udhëtuar me biçikletë, me një grup turistësh, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e biçikletës dhe është rrëzuar nga biçikleta.
Si pasojë e dëmtimeve kjo shtetase ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.