Shefja e OSBE e pranon: Po, pati manipulime gjatë procesit të zgjedhjeve

Audrey Glover, kryetarja e misionit të vëzhguesve të ODIHR-it me përfaqësuesit e KiE dhe PE në një deklaratë për mediat ka paraqitur raportin paraprak të zgjedhjeve të 14 Majit. Gjatë konferencës Glover e pyetur nëse kishte manipulime gjatë procesit zgjedhor, ajo pohoi se po, dhe kjo gjë sipas saj ishte mjaft e qartë.

“Po vumë re se pati votim familjar në disa qendra votimesh dhe kishte persona të cilit nuk dinin të procedonin me procesin. A kishte manipulime? Po pati disa zona në momente të caktuara ku ishte mjaft e qartë që po bëheshin manipulime, njerëz që vinin vërdallë qendrave të votimit, të cilit nuk kishin asnjë punë aty. Jemi të vetëdijshëm se njerëzit ishin aty për manipulime të caktuara. I dimë shumë mirë procedurat që duhen ndiqen në rastë të tilla.”, theksoi Glover

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *