Vera po afron dhe të gjithë duam të dukemi në super formë, prandaj duhet të kemi kujdes me ushqimin. Perimet janë vetvetiu ushqimet me më pak kalori kështu që përfshijini sa më shumë në dietën tuaj.
Kungujt kanë vetëm 16.5 kalori/100g dhe kjo i bën shumë të lehta dhe të shëndetshme. Ata shkojnë shumë mirë me shumë gatime verore, si krapi dhe peshku i mbushur. Për ata që e pëlqejnë shumë, hahen edhe të thjeshta, si sallatë me vaj ulliri dhe limon.
Mund t’i vendosni edhe në makaronat e verës. Sallata e preferuar e verës, sallata jeshile, mund ta hani pa frikë në sasi të mëdha pasi përmban vetëm 4.6 kalori/100g. Domatja nga ana tjetër është protagonisti kryesor i sallatës klasike, ka 18.4 kalori/100g. Përveç të papërpunuar, në një sallatë, mund ta gatuajmë në mënyra të ndryshme.
Kjo perime e preferuar është një përbërës i domosdoshëm për shumicën e pjatave verore. Specat jeshile, me 19,6 kalori/100g, është një nga perimet që mund të hamë në sasi të mëdha. Përveç atyre të mbushura, shkon shumë me picën e bërë në shtëpi, makaronat dhe tortat me perime.
Bizelet e freskëta mund t’i hamë të ngrira gjatë gjithë vitit. Me 30,1 kalori/100 është pjata perfekte për mishin dhe peshkun tonë. Shkojnë shumë edhe me oriz apo makarona.