Yuri Kim me prokurorët e SPAK: Inensifikoni përpjekjen kundër korrupsionit

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me prokurorët e SPAK. Kim ka shprehur vlerësimin e saj për guximin dhe profesionalizmin e SPAK në përballjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar gjatë 3 viteve të fundit. Gjithashtu ambasadorja është shprehur se ka ardhur koha për të intensifikuar përpjekjet dhe për t’i dhënë fund mënyrave të vjetra të mosndëshkimit.

Shkruan Kim:

Ne shprehim falënderime dhe respekt për këta prokurorë të jashtëzakonshëm për guximin dhe profesionalizmin e tyre në përballjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar gjatë 3 viteve të fundit. Tani është koha për të intensifikuar ato përpjekje dhe për t’i dhënë fund mënyrave të vjetra të mosndëshkimit. SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate që tregojnë se askush – pavarësisht sa i pasur apo i fuqishëm – nuk është mbi ligjin. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht reformën në drejtësi, përfshirë SPAK-un, sepse duam një aleat të fortë, të sigurt dhe të begatë, dhe sepse besojmë ashtu si populli shqiptar: Shqipëria i përket Europës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *