Tonali i kundërpërgjigjet Inzaghit: “Është absurde, duhet të gjejmë një albitër pa kombësi”

Më herët, Inzaghi kishte folur për faktin se zyrtari i caktuar, Clement Turpin, është francez dhe duke qenë se Milani ka katër lojtarë francezë në radhët e tyre gjykimi ndeshjes do anonte.

Stefano Pioli u pyet për këtë çështje kur ishte ulur para shtypit, por nuk pranoi të prononcohej, duke këmbëngulur: “Nuk do të përgjigjem, nuk do të përgjigjem”.

Nga ana tjetër, Tonali iu drejtua trajnerit kundështar: “Është absurde,mendoj se duhet të gjejmë një arbitër pa kombësi”.

Është absurde

Më herët në konferencën e tij për shtyp, Tonali këmbënguli gjithashtu se kushdo që zgjidhet për të përfaqësuar Milanin në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League kundër Interit të martën mbrëma e di mirë rëndësinë e rastit.

Ai shtoi se skuadra është e vendosur të japë gjithçka që ka kur të dalë në fushë në Giuseppe Meazza.

“Ka shumë emocione, por ne kemi forcën për t’i vënë të gjitha në një anë,” tha ai. “Është vetëm një lojë.

Duhet të përqendrohemi një mijë për qind dhe të japim absolutisht gjithçka. Është një mundësi për t’i vënë gjërat në rregull dhe për t’i dhënë të gjithëve një shtysë.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *