Në Bashkinë Tiranë nga 941 qendra votimi në total, deri më tani janë numëruar 733 prej tyre. Kandidati i PS, Erion Veliaj thellon gjithmonë e më shumë rezultatin dhe drejt fitores i sigurt me 54.55% (121.817 vota). Sakaq, kandidati i koalicionit “BF”, Belind Këlliçi ndjek në vendin e dytë me 34.78% (77.541), me mbi 44 mijë vota diferencë. Më tej kandidatët e partive të tjera, më konkretisht Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë ka marrë deri tani 4.77% të votave. Roland Bejko i PD-së me 4.27%. Nga ana tjetër Lajla Përnaska e PDIU me 0.75%, ndërsa Marko Dajti i Frontit të Majtë ka 0.94%.
Edhe në Bashkinë Kavajë vijon procesi i numërimit. Në rezultatin e 35 kutive nga 92 që ka përballë Fisnik Qosja i ‘Bashkë Fitojmë’ merr vetëm 48.43% përballë 51.57% të Redjan Kralit të PS.
Në Bashkinë Rrogozhinë ka përfunduar numërimi dhe kryeson Edison Memolla me 50.11% dhe kandidati i BF Shkëlqim Hoxha merr 49.89%. Diferenca është e ngushtë me vetëm 23 vota.
Partia Socialiste ka fituar thellë në Kamëz, me Rakip Sulin që ka marrë 60.36 përqind të votave, ndërkohë që kandidati I Berishës ka marrë vetëm 35.32 % të votave. Kandidati i PD Bilbil Bajraktari ka marrë vetëm 4.3%.
Edhe në Vorë socialistët kanë marrë një rezultat spektakolar. Janë numëruar 44 nga 44 kuti dhe Blerim Shera ka marrë 73.5 %të votave ndërsa Indrit Hoxha vetëm 26.5 përqind.