Lumi i shenjtë i Jordanisë po zhduket pak nga pak, ndotja e tij rrezikon shëndetin e pelegrinëve

Lumi Jordan, që rrjedh përmes Lindjes së Mesme dhe ka derdhje në Detin Galilei dhe Detin e Vdekur, formon kufirin natyror me Izraelin.

Ky lumë njihet kryesisht në histori si lumi në të cilin Gjon Pagëzori pagëzoi Krishtin dhe ka rëndësi të madhe për hebrenjtë, të krishterët dhe islamikët. Gjithashtu Bibla e përmend lumin Jordan si pika e kalimit të hebrenjve në Tokën e Premtuar. Ai karakterizohet gjithashtu si një vend për mrekulli, dhe shumë pelegrinë, deri vonë, udhëtuan në lindje për t’u pagëzuar në të vetë.

Por me sa duket ky lum shekullor ka mbetur vetëm një hije e asaj që ishte dikur, duke humbur pothuaj 60% të potencialit të dikurshëm krahasuar me atë që ishte në shekullin e 20-të.

Dikur e pasur me ujë, sot, në disa vende, ne e shohim atë vetëm në gjurmë – pak më shumë se dhjetë metra të gjerë, me një thellësi të re “maksimale” prej, modeste, pesë metra. Në disa pjesë mund edhe ta kaloni.

Pasojat e këtij fenomeni po i ‘vuan’ edhe Deti i Vdekur, pasi ky i fundit ka humbur një të tretën e sipërfaqes së tij dhe niveli i ujit po bie çdo vit e problemi më i madh mbetet në vëllimin e zvogëluar të ujit nga lumi Jordan.

Paralajmërimi i shkencëtarëve është që të merren masa të caktuara, duke i sugjeruar qeverisë gjetjen e një ekuilibri më të shëndetshëm të shfrytëzimit të ujit, në të kundërt lumi do të thahet.

Ata gjithashtu paralajmërojnë që pelegrinët duhet të parandalohen të pagëzohen në të, sepse është i ndotur, kështu që mund të shkaktojë probleme shëndetësore. “Tani është një rrezik për shëndetin, jo ujin e shenjtë,” thonë mjekët.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *