Flamur Sejdi Golemi, rizgjidhet si kryetar i Bashkisë Gjirokastër. Nga përditësimi i fundit i bërë në KQZ, janë numëruar 51 QV nga 67 në total.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ka mbledhur deri në këtë fazë të numërimit 3497 vota, ndërsa kandidati i PS-së, Flamur Golemi ka mbledhur 8963 vota.
Megjithatë, sipas burimeve për FaxNews, numërimi është mbyllur dhe kandidati i PS-së, i cili është kryetari aktual ka fituar me një diferencë prej më shumë se 6 mijë votash.
Flamur Golemi, do të vazhdojë ta drejtojë Bashkinë Gjirokastër dhe për një 4-vjeçar tjetër.
Gjirokastra i shtohet listës së shumë qyteteve, ku Partia Socialiste ka fituar pushtetin vendor.