Shpërthejnë tensionet/ KQZ ‘zbarkon’ në Laç, monitorojnë garën

Tensione janë raportuar në Kurbin. Mësohet se inspektorë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë nisur drejt Laçit për të monitoruar procesin e numërimit të votave që vulosin garën mes kryebashkiakes aktuale socialiste Majlinda Cara dhe kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Behar Haxhiu.

Vendimi i KQZ-së është marrë pas tensioneve të vazhdueshme që janë regjistruar në këtë njësi. Pritet të zbardhen më shumë detaje nga situata në Kurbin. Cara ka 7081 vota, ndërsa Haxhiu e ndjek me 6 mijë e 937 vota.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *